17:37 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

“Ku janë peshqit e mëdhenj”-Pyetja e Ambasadorit të Amerikës!

Sot është 1 prilli, njohur si dita ku gënjeshtrat, sigurisht ato të padëmshmet janë të justifikuara.

E për të kujtuar dhe festuar, Ambasada Amerikane në Tiranë ka zgjedhur një karikaturë me jo pak domethënie.

Në karikaturën e shpërndarë nga ambasada përmes rrjeteve sociale, shfaqet karakteri lehtësisht i dallueshëm i ambasadorit Donald Lu në një tezgë me tabelën “Peshk i madh”, por ku shiten vetëm cironka.

“Ku janë peshqit e mëdhenj?”, pyet ai.

“Gëzuar 1 prillin!”, është përgjigjja që merr.

Por, nëse ambasadori është lehtësisht i dallueshëm pyetja që ngrihet me të drejtë është se kush është “peshkatari” të cilit ai i drejtohet?