16:36 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Ku po shkon ky klub, Arsenali mposhtet nga Brighton (Video)

Arsenali është mposhtur nga Brighton me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premierligës, shkruan indeksonline.

Lewis Dunak në minutën e shtatë dhe Glenn Murray në minutën e 26-të shënuan për epërsinë e Brightonit.

Golin e vetëm për skuadrën e Wenger e shëno Aubameyang pas një asisti nga Granit Xhaka në fund të pjesës së parë.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 45 pikë, tetë më pak se Chelsea në vendin e pestë. /IndeksOnline/