15:24 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Ku po shkon Mentor Zhdrella?

Mentor Zhdrella ka përfunduar kontratën me Llapin pas përfundimit të sezonit të Superligës.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në futbollin vendor tashmë është duke kërkuar një skuadër të re, shkruan Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, Zhdrella ka thënë se është në bisedime me disa klube vendore por nuk ka dashur të jap emrat.

Kam qenë në bisedime me disa klube por ende nuk ka asgjë konkrete“, ka thënë Zhdrella në një prononcim për Indeksonline.

Zhdrella ka bërë karrierë në skuadrat më të mira në Kosovë si Feronikeli, Prishtina, Drita e Hysi.

Për katër vite me radhë (2009-2012) 32 vjeçari është zgjedhur futbollisti më i mirë në Superligë. /IndeksOnline/