20:04 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

Ku po transferohet Gundogan? Flet vetë futbollisti

Ilkay Gundogan, ka folur pas triumfit në finale të FA Cup, për të ardhmen e  tij, e cila akoma është e turbullt.

Gundogan, një intervistë për BBC, ka thënë se ende s’ka vendosur se ku do të transferohet.

“Asgjë nuk është vendosur ende. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Gundogan.

Gazeta spanjolle Sport raporton se gjermani do t’i bashkohet Barcelonës. Barça i ka ofruar atij një marrëveshje trevjeçare.

Me ofertën për një marrëveshje trevjeçare, Sport raporton gjithashtu që Gundogan do të ulë pagën e tij në “Camp Nou” në mënyrë që ta bëjë këtë lëvizje realitet.

Barcelona duhet t’u përmbahet rregulloreve të Fair Playit financiar, që do të thotë se ofrimi i një kontrate afatgjatë me më pak paga i përshtatet nevojave të tyre shumë më mirë.

Në 303 paraqitjet e tij në të gjitha garat për Manchester Cityn gjatë shtatë sezoneve të tij në klub, Gundogan ka shënuar 60 gola dhe ka ngritur 11 trofe në total – me një ende për ta luajtur.