13:28 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Ku prodhohen makinat BMW?

A e dini origjinën e BMW, dhe ku i prodhon makinat sot?

Është krejt e qartë. Në fund të fundit origjina e BMW kuptohet nga emri, i cili ka kuptimin Bayerische Motorenwerke, që do të thotë Punishtja e Makinave Bavareze.

Por origjina e BMW nuk do të thotë qe makinat e kësaj marke prodhohen vetem aty. BMW Group ka shumë punishte të tjera në vende të ndryshme.

BMW u inkorporua në Munich, Gjermani në vitin 1916. Kompania mëmë është akoma aty sot.

U themelua fillimisht si një kompani avionash, me emrin Rapp Motorenwerke. Por pas largimitë themeluesit të saj Karl Rku app, kompania mori emrin që ka sot.

Ajo ishte gjithashtu rezultat i shkrirjes së dy kompanive të tjera me Rapp, Bayerische Flugzeugwerke dhe Automobilwerk Eisenach.

Marka konsideron datën e themelimit të Bayerische Flugzeugwerke më 7 Mars 1916, si ditën zyrtare të themelimit të BMW.

Shumica e makinave BMW ndërtohen në Gjermani, por disa nga punishtet e tjera përmenden në listën më poshtë.

Punishtja e BMW Group në Dilgonfing, Gjermani

BMW Serie 4

BMW Serie 5

BMW Serie 7

BMW Serie 8

Regensburg, Gjermani

BMW X1

BMW X2

Leipzig, Gjermani

BMW Serie 2

BMW i8

BMW i3

Fabrika në SHBA- Greer, South Carolina

BMW X3

BMW X4

BMW X5

BMW X6

BMW X7

San Luis Potosi, Mexico

BMW Serie 3

Magna Steyr- Graz, Austria

BMW Z4 /Auto Ekspress