16:31 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Ku prodhohen makinat Mercedes-Benz?

Kemi folur më parë se ku prodhohen makinat BMW, një nga prodhuesit më të mëdhenj gjermanë të makinave. Tani është koha të mësojmë se ku prodhohen makinat Mercedes, një nga rivalët e tij më të egër.

Nga është Mercedes?
Mercedes-Benz është një degë e Daimler AG, e cila e ka kompaninë mëmë në Stuttgart, Gjermani.

Kompania gjurmon origjinën në Benz Patent Motorwagen, i cili ishte automjeti i parë i motorizuar, i projektuar për të gjeneruar fuqinë e vet tërësisht.

Personi i cili dizajnoi dhe ndërtoi këtë makinë, Karl Benz, u kreditua si shpikësi i automobilit.

Benz Patent Motorwagen u shpik në 1885, ndërsa shitjet filluan në 1888. Suksesi i automjetit i dha shtysë Karl Benz për të themeluar kompaninë e prodhimit Benz&Cie. Deri në vitin 1899, Benz&Cie prodhonte 600 makina në vit, që e bëntë atë prodhuesin më të madh të automjeteve në botë për atë kohë.

Benz&Cie gradualisht u përball me konkurentin e tij më të madh, prodhuesin gjerman Daimler Motoren Gesellschaft, themeluar nga Gotlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach.

Të dyja kompanitë vazhduan konkurencën e fortë deri në vitin 1926, kur një krizë ekonomike pas Luftës së Parë Botërore i detyroi të bashkojnë forcat, dhe të shkrihen në një kompani të vetme, nën emërtimin Daimler-Benz AG.

Ku prodhohen makinat Mercedes?

Fabrika në Bremen, Germany

  • Mercedes-Benz C-Class (Sedan, Wagon, Coupé, Cabriolet)
  • Mercedes-Benz E-Class (Coupé dhe Cabriolet)
  • Mercedes-Benz GLC, GLC Coupé
  • Mercedes-Benz SL
  • Fabrika në Kecskemét, Hungary
  • Mercedes-Benz B-Class
  • Mercedes-Benz CLA (Sedan and Shooting Brake)
  • Fabrika në Rastatt, Germany
  • Mercedes-Benz A-Class
  • Mercedes-Benz B-Class
  • Mercedes-Benz GLA

Fabrika në Sindelfingen, Germany

  • Mercedes-Benz CLS
  • Mercedes-Benz E-Class (Sedan dhe Wagon)
  • Mercedes-Benz S-Class (Sedan, Coupé, Cabriolet)
  • Mercedes-Benz Mercedes-AMG GT (të gjitha variantet)
  • Mercedes-Benz AMG GT Coupe
  • Mercedes-Maybach

Fabrika në Tuscaloosa, USA

  • Mercedes-Benz GLE, GLE Coupé
  • Mercedes-Benz GLS
  • Mercedes-Benz C-Class Sedan (për SHBA)

Magna Steyr (fabrika kontraktuese) – Graz, Austria

Mercedes-Benz G-Class

Ku prodhohen motorët AMG?

Motorët e performancës së lartë Mercedes-AMG – Affalterbach, Germany

  • AMG V8 Engines