Kualifikimet për Evropian/ Vashat e Kosovës mposhtën me rezultat të thellë në Rusi

Kombëtarja e Femrave të Kosovës në futboll kanë pësuar humbje me rezultat të thellë kundër Rusisë.
Vashat kosovare humbën me rezultat 3:0 nga kombëtarja ruse, transmeton Indeksonline.
Ruset i shënuan 3 golat në 12 minutat e para të ndeshjes. Përkundër përpjekjeve të vashave kosovare, kombëtarja jonë nuk arriti të shënoj gol në këtë ndeshje.
Kosova në grupin A ku gjendet ka 10 pikë pas 9 ndeshjeve. Kjo ishte humbja e 5-të. Ndeshja e radhës do të jetë kundër Holandës me 1 dhjetor./Indeksonline/