15:48 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kualifikimi i mundimshëm i Prishtinës, reagon Mirel Josa

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka reaguar pas kualifikimit të skuadrës së tij në Kupën e Kosovës.

Vetëm pas ekzekutimit të penalltive, Prishtina ia doli ta mposhtë Drenicën në Skënderaj.

Në kushte të këqija atmosferike, Prishtina fitoi me rezultat, 5-4 në penallti, kur ndeshja në kohën e rregulltë kishte mbaruar pa gola, transmeton IndeksOnline.

Dhe Josa tani është shprehur i kënaqur me punën e lojtarëve të tij.

”Luajtëm mirë në pjesën e parë, madje edhe mund të shënonim në disa raste të pastëra. Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë”.

”Jam i kënaqur me punën e lojtarëve duke u bazuar në atë se kemi zhvilluar dy ndeshje brenda një periudhe të shkurtër kohore. Le ta mbyllim stinorin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Josa./IndeksOnline/