13:36 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Kubanezi godet çdo ditë veten me çekiç: Më bën më të fortë

Një kubanez pretendon se duke goditur veten me çekiç 1 mijë herë në ditë, do ta bëjë më të fortë. Lino Tomasen Camacho është bërë viral në rrjetet sociale, pas publikimit të videos ku shihet duke e goditur veten me çekiç.

Videoja shfaq “Njërin e hekurt kubanez”, i cili në sheshin e Havanës, shfaqet me doreza boksi ku disa sekonda më pas i heq ato  dhe fillon ta godasë veten me çekiç.

Ai e vazhdon këtë metodë që kur ishte 15 vjeç, , një “traditë” që e trashëgoi nga babai i njohur si “Magic Man” në Kubë.