23:46 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kuçi: Dinamika më e madhe që ka mundur t’i ndodh një vendi, kur PDK ka marrë qeverinë në vitin 2008

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se dinamika më e madhe e zhvillimeve pozitive në këtë vend ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së.

Kuçi ka thënë se disa premtime që kanë mbetur pa u realizuar janë pasojë e mos drejtimit të qeverisë nga PDK-ja.

Kuçi në emision Debat Plus ne Dukagjin ka thënë se sukseset që kanë ndodhur në Kosovë identifikohen me qeverisjen e PDK-së.

“Dinamika më e madhe që ka mundur t’i ndodh një vendi ka ndodhur kur PDK ka marrë qeverinë në vitin 2008”.

Ai thotë se suksesi i PDK-së në ato vite dëshmohet me rritjen e vazhdueshme të numrit të votave që ajo parti ka marrë pas fitores në vitin 2007.

“PDK në këto zgjedhje do të del me një projekt tjetër që do t’ia rris vlerën shtetit të Kosovës”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi.