Kuçi: Nëse s’kalon demarkacioni, ky Kuvend s’ka kuptim!
Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, është shprehur i zhgënjyer që sot nuk kaloi Demarkacioni në Kuvendin e Kosovës.
Në një emision të RTK-së, ai tha se heqja e raportit Bulliqi nga projekligji e zbeh atë dhe kjo do të ishte e papranueshme për AAK-në, pasi që sipas tij ky ka qenë material bazë për deklaratën e presidenteve Thaçi-Vujanoviq.
“Heqja e rportit Bulliqi, ia humbë vlerën deklaratës së presidentëve”, deklaroi Kuçi.
Megjithatë ai u shpreh optimist se nesër në Kuvend do të jenë votat e mjaftueshme për të kaluar demarkacioni.
Sekretari i AAK-së, duke komentuar deklarimet e Listës Serbe, tha se kjo është një temë tjeter dhe sipas tij nëse ata nuk e votojnë Demarkacionin, atëherë duhet shikuar edhe Kushtetutën, për të bërë ndryshime, pasi që sipas tij, Lista Serbe nuk e ka luksin që të kushtozojë procese në Kosovë.
Sido që të shkojë procesi, Kuçi tha se nëse legjislatvi nuk e kalon Demarkacionin, nuk e ka asnjë arsyje të vazhdoi punën, dhe parlamenti të shpërndahet.
Për Kuçin “edhe rënia e Qeverisë për shkak të Demarkacionit nuk do të ishte kijamet”.