12:41 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / k.v

Kuçi: Po punojmë për rregullimin e kartonit të gjelbert

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për mungesën e kartonit të gjerbet duke thënë se po punon për rregullimin e këtij problemi.

“Edhe pse është trajtuar gjatë çështja e kartonit të gjelbert dhe sigurimit që mërgimtarët e paguajnë në Kosove, tani ka vullnet politik dhe jemi duke punuar ngushtë si Komision për buxhet dhe financa bashkë me Qeverinë që shpejt të zgjidhet çështja e mërgimtarëve për kartonin e gjelbert”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, vullneti i madh politik është shumë i lartë dhe mekanizmat e qeverisë janë të gjithë në funksion të kësaj çështje për mërgimtarët./Indeksonline/