17:55 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kuçi: Për 100 ditë u morën 250 vendime nga Haradinaj

Puna 100-ditore e qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësohet nga kënde të ndryshme.

Deputeti Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se ka pasur zhvillime pozitive nga qeverisja Haradinaj, duke veçuar vendimmarrjen.

“Puna e qeverisë Haradinaj shihet në shumë fusha, qeveria ka marrë mbi 250 vendime që kanë impakt në jetën e qytetarëve të Kosovës. Unë shoh se Haradinaj, nuk është servil ndaj ndërkombëtarëve, por partnerë me ta”, tha ai në RTK.

Ai si sukses e vlerësoi edhe Ligjin për Prishtinën.