09:22 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kuçi, merr sot detyrën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik

Blerim Kuçi është ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik dhe ai sot do të marrë zyrtarisht postin e të parit të kësaj ministrie,raporton IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Zhvillimit Ekonomik, duke thënë se ky aktivitet, do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Pranimi i detyrës së Kuçit do të bëhet  dy ditë pasi Kosova u bë me Qeveri të re, të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Ndryshe jo të gjithë ministrat,  e po ashtu as kryeministri nuk kanë pranuar detyrën nga paraardhësit e tyre, duke e bërë më të zbehtë këtë ngjarje.

Qeveria Hoti u zgjodh të mërkurën me 61 vota./IndeksOnline/