75 Mall Live Search
23:40 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kujdes, ​sonte Prishtina me ajër shumë të ndotur

Edhe pse temperaturat nuk janë të ulëta, Prishtina sot është mbuluar nga ajri i ndotur.

Sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë, ajri sonte është në shkallë shumë të madhe të ndotjes. Tani ajri është në shifrën 172, që është më i ndoturi që nga dimri i kaluar.

Ndotja e ajrit është shkaktuar pas rënies së temperaturave, por edhe për shkak të mungesës së erërave, të cilat e largojnë tymin e shkaktuar nga ndotësit e ndryshëm, si nga KEK-u, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe ndotja nga veturat.

Kujtojmë, se vitin e kaluar Prishtina e kishte gjetur veten në vendin e parë në botë për ndotjen e ajrit.

Më poshtë tabela: