13:28 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kujdes: Mungesa e këtij minerali mund të jetë vdekjeprurëse

Ky mineral ndihmon për të fjetur më mirë, zvogëlon rrezikun e ekzemës, infarktit dhe sulmit në zemër, dhe mangësia e tij mund të jetë fatale.

Mungesa e magnezit manifestohet në formën e lodhjes, ngërçit të muskujve, ankthit, pagjumësisë dhe depresionit, transmeton KosovaPress.

Ushqime të pasura me magnez, të tilla si çokollata e zezë, perimet e gjelbra, arra, skumbri, salmoni dhe drithërat mund të sigurojnë magnez të mjaftueshëm, por ju mund ta merrni edhe si një shtesë në dietën tuaj në formën e një pilule, në mënyrë që të parandaloni sëmundjet e rrezikshme.

Ekspertët rekomandojnë 375 deri 400 miligramë magnez çdo ditë. Përthithja e këtij minerali parandalohet nga kafeina, alkooli, pijet e gazuara dhe ushqimi i shpejtë, dhe marrja e tij është gjithashtu e nevojshme për të rregulluar presionin e gjakut dhe forcimin e eshtrave.