15:17 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kujt i kanë humbur paratë në Pejë, le të lajmërohet në Polici

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar informon se më datë 18.12.2017 rreth orës 16:25, një qytetar ka lajmëruar në polici se në qendrën tregtare”Meto Bajraktari” në Pejë, kishte gjetur një (1) kartëmonedhë prej ( ) euro dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor në Pejë.

Sektori i hetimeve ka siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Meto Bajraktari”, ish „Shtëpia e mallrave“ dhe në incizimet vërehet kur një personi të gjinisë mashkullore nga portofoli në dysheme i bie kartëmonedha prej ( ) euro.

Me qellim që personit në fjale t‘i kthehen paratë e humbura, kërkojmë që përmes mjeteve elektronike dhe të shkruara të informohet opinioni lidhur me çështjen dhe të paraqitet pranë këtij stacioni policor për të t’i mar paratë e humbura me datën e cekur më lartë, personi të cilit i kanë humbur.