11:35 / E Premte, 13 Tetor 2023 / L K

Kujt ia dha fanelën Jasir Asani, një legjendari (Pamje)

Jasir Asani ishte edhe njëherë tjetër protagonist me fanellën e kombëtares. 28-vjeçari shënoi golin e parë në triumfin 3-0 ndaj Çekisë në Air Albania teksa gjeti golin me një “predhë” nga distanca, goditje që tashmë nuk janë më surprizë për askënd.

Asani, i cili ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve bëri një gjest të veçantë duke shkëmbyer fanellën me një nga tifozët më special të kombëtares si “Ballist” Morina. Ndryshe nga zakonisht ku lojtarët ndërrojnë fanellat me njëri-tjetrin, Asani vendosi t’i afrohej tifozëve dhe të shkëmbente fanellën me Ismail Morinën.