22:20 / E Martë, 03 Dhjetor 2019

Kujtim Gashi po e mbron Agim Ademin, ky i fundit ja kishte mbuluar “dallaveret” me stadiumin “Fadil Vokrri”

Edhe pse rregullorja ia lejon, ministri në largim i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi thotë se nuk ka të drejtë të përzihet në punët e FFK-së.

Sipas nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 8 dhe paragrafi 2 Departamentit Ligjor pranë MKRS-së i lejohet që të mbikëqyr punën dhe kuvendin e FFK-së.

Ky Departament ka gjetur shkelje me rastin e zgjedhjes së kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, përkatësisht është shkelur neni 39 pika 3 e statutit të FFK-së.

Por ministri edhe për kundër kësaj thotë se nuk ka drejtë të përzihet në çështjet e Federatës.

Po e mbikqyr kuvendin dhe deklarohet brenda kuvendit për parregullsitë dhe jo pas dy vieteve. Ministria ka të drejtë me e monitoruar procesin e kuvendit dhe tani vendos me lëshu licensen ose jo nëse ka qenë gjithçka në rregull edhe ka të drejtë me kërku raport për financat“, ka thënë ministri në largim, Kujtim Gashi.

Por Indeksonline mëson se MKRS mund të deklarohet për parregullsi edhe tani, edhe nëse kanë kaluar 10 vite.

Por kjo mbrojtje nga Kujtm Gashi për Agim Ademin po ndodh për t’ia kthyer të mirën që Presidenti i FFK-së i ka bërë më herët.

Dallaveret që janë bërë gjatë rinovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, ku MKRS ka qenë financues i këtij projekti, janë mbuluar nga Agim Ademi.

UEFA dhe FIFA nuk i kanë dhënë licensen stadiumit por vetëm ka dhënë leje që të luhen ndeshjet.

Sa i përket kësaj, Gashi ka thënë se stadiumi është pranuar nga organet evropiane të futbollit dhe nuk ka nevojë për licens.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është pranuar teknikisht nga UEFA dhe nuk i jepet licens dhe gjithçka ka përfunu“, ka thënë Kujtim Gashi.

Indeksonline gjatë ditëve në vijim do tu mbaj të informuar në lidhje me shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë gjatë renovimit të stadiumit të Prishtinës, shtëpisë së parë të Kombëtares së Kosovës. /IndeksOnline/

Mos i humb