21:01 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kuka: Lini inatet politike, votojeni ligjin për sponzorizim

Nesër pritet të dal në votim përsëri ligji për sponzorizimin e sportit.

Ky ligj do të jepte mundësi për të ndihmuar sportin dhe sportistët që të rriten sa më shumë.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka iu ka bërë apel deputetëve që të lënë anash inatet politike dhe të votojnë ligjin për hir të prezantimit dinjitoz të sportistëve në arenën ndërkombëtare.

Ky është shkrimi i Kukës:

Neser ditë e rëndësishme për Sportin në Parlamentin e Kosovës!
Neser në ora 10.00 
Sporti e Kultura do presin prej jush të reflektoni!
Ju që e votuat heren e parë jemi mirënjohës dhe presim edhe nga Deputetet tjerë që të lini inatet politike për hir të prezentimit dinjitoz të sportistëve në mbarë Botën
Rinia jonë duhet të ndërtoj të ardhmen në shtetin tonë e jo diku tjetër prandaj po presim përkrahje nga të gjithë ju pa dallim të përkatësive partiake!