13:49 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kuku për Barcelonën, i largohet pasardhësi i Messit, ia merr PSG-ja

Të gjithë ata që vajtonin largimin e Messit në një të ardhme të afërt, shpresat i kishin tek një emër, Xavi Simons.

Kaqurreli i supertalentuar llogaritej si lojtari me të ardhme të ndritur dhe një yll i ardhshëm i Barcelonës.

Por, skuadra katalonase e ka humbur sot atë. Xavi Simons ka konfirmuar sot largimin nga Barcelona, shkruan Indeksonline.

Xavi Simons of Holland U16 during the International Friendly match between Netherlands U16 and Italy U16 on April 18, 2019 in Katwijk, Holland(Photo by VI Images via Getty Images)

Mesfushori 16-vjeçar holandez është larguar nga Camp Nou si futbollist i lirë. Ai u rrit në La Masia që nga mosha 7 vjeçare, por që 11 vite më pas ka vendosur ta braktisë skuadrën e madhe spanjolle.

Adoleshenti holandez ka lënë një mesazh në profilin e tij në Instagram ku edhe njofton largimin. Simons e quan këtë vendim si më të vështirin në jetë.

“Lamtumirë për atë që ka qenë shtëpia ime, familja ime, jeta ime për aq kohë sa unë mund të mbaj mend. Ishte një ëndërr që mu bë realitet. Ju them të gjithëve faleminderit nga thellësia e zemrës. Unë kurrë nuk do ta harroj kohën së bashku dhe do t’i mbaj përgjithmonë kujtimet. Ndërsa unë jam gati të filloj një aventurë të re dhe emocionuese larg Barcelonës” ka thënë ndër të tjera Simons.

Agjenti supertalentit është Mino Raiola.

Raportohet se nesër holandezi do të zyrtarizohet te PSG./Indeksonline/