09:34 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / k.v

Kultivon bimë narkotike në garazhin e tij, pranga një personi në Rahovec

Është arrestuar një person në Rahovec pasi që në një aneks të garazhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/