17:41 / E Martë, 07 Korrik 2020 / C E

Kumbulla drejtë skuadrës italiane të shqiptarëve

Siç raporton e përditshmja italiane Tuttosport, Lazio dhe Hellas Verona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Marash Kumbullës.

Lacialët janë në ndjekje të Kumbullës për një kohë të gjatë dhe sipas raportimeve marrëveshja mes klubeve është arritur.

Klubet kanë rënë dakord që Andre Anderson të transferohet te Verona, ndërsa Kumbulla në Olimpico.

Lazio kështu e ka mposhtur Interin në garën për Kumbullën duke ofruar 20 milionë euro dhe një futbollist.

Kumbulla ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar një gol për Veronën. /IndeksOnline/