21:07 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Kupa e Botës 2022: FIFA vendos për një ndryshim

Një mbledhje e Këshillit të FIFA-s prezantoi një lajm të rëndësishëm për formatin e Botërorit të ardhshëm në Katar.

Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me zgjerimin e listës së thirrur për çdo kombëtare: nga 23 lojtarë në 26.

Kjo ka të bëjë me kushtet e veçanta në të cilat do të luhet turneu, në mes të sezonit futbollistik, në mëshirën e një kalendari shumë të ngarkuar dhe pasojat e Covid-19.