20:15 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Kupa e Botës 2022, këta janë golashënuesit më të mirë deri më tani

Neser fillojnë ndeshjet çerkfinaleve të Kupës së Botës.

Deri më tani janë regjistruar plot 107 futbollistë që kanë arritur të shënojn gol deri më tani shkruan IndeksOnline.

Kësaj liste i prin i vetëm ylli francez Kylian Mbappe me 5 gola të shënuar.

Nëntë futbollistë të tjerë kanë arritur të shënojnë nga tre gola e ata janë: Goncalo Ramos (Portugali), Alvaro Morata (Spanjë), Lionel Messi (Argjentinë), Marcus Rashford (Angli), Bukayo Saka (Angli), Olivier Giroud (Francë), Richarlison (Brazil), Enner Valencia (Ekuador), Cody Gakpo (Holandë).

Me nga dy gola të shënuar janë: Bruno Fernandes (Portugali), Niclas Fullkrug (Gjermani),Vincent Aboubakar (Kamerun), Mehdi Taremi (IR Iran), Robert Lewandowski (Poloni), Rafael Leao (Portugali), Kai Havertz (Gjermani), Giorgian de Arrascaeta (Uruguai), Ritsu Doan (Japoni), Ferran Torres (Spanjë), Breel Embolo (Zvicër), Mohammed Kudus (Gana), Aleksandar Mitrovic (Serbi), Salem Al-Dawsari (Arabia Saudite), Cho Guesung (Republika Kore), Andrej Kramaric (Kroaci).

Ndërsa plot 86 futbollistë kanë shënuar vetëm nga një gol deri më tani./IndeksOnline/