75 Mall Live Search
23:52 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kupa e Botës: 5 opsionet e mundshme për tetë grupet (Foto)

Janë kompletuar të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Sot, shtëpia më e madhe e futbollit botëror publikoi 32 emrat e shteteve duke i renditur në katër vazo, bazuar me klasifikimin e përgjithshëm, shkruan IndeksOnline.

Në vazon e parë janë këto shtete: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Franca.

Në vazon e dytë: Spanja, Peruja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai dhe Kroacia.

Në vazon e tretë: Danimarka, Islanda, Kosta Rika, Suedia, Tunisia, Egjipti, Senegali dhe Irani.

Dhe në vazon e fundit: Serbia, Nigeria, Australia, Japonia, Maroko, Panama, Republika e Koresë dhe Arabia Saudite.

Pas publikimit të vazove, goal.com ka shfaqur pesë opsionet e mundshme se si mund të duken grupet kur shorti do të hidhet më 1 dhjetor të këtij viti. Shikoni fotot më poshtë./IndeksOnline/

Opsioni: 1, 2, 3, 4 dhe 5