Kupa e Botës që “eliminoi” shumë selektorë, i fundit Martinezi i Portugalisë
Një numër i madh i selektorëve janë shkarkuar ose dorëhequr nga kombëtaret pasi eliminimit nga gara në Kupën e Botës.
I fundit që i është bashkuar këtij “karvani” është selektori i Portugalisë, Roberto Martinez, pasi kombëtarja që drejtonte ai u mposht nga Spanja në fazën e 1/8-s së finales.
Para tij, dorëheqje kishin dhënë edhe një numër i madh i trajnerëve pas dështimit në Botërorin e këtij viti.
Roland Koeman i Holandës, Marcelo Bielsa i Uruguajit janë dy prej trajnerëve që me t’u eliminuar kanë dhënë dorëheqjet nga drejtimi i kombëtareve përkatëse.
Gjithashtu, dorëheqje ka dhënë edhe selektori i Ekuadorit, Sebastian Beccacece, si dhe Havier Aguirre i Meksikës.
Derisa nga fillimi i Kupës së Botës, janë shkarkuar edhe Sabri Lamouchi i Tunizisë, Steve Clarke i Skocisë, Hong Myung-bo i Koresë së Jugut dhe Miroslav Koubek i Çekisë.
Gjithashtu, edhe Julian Nagelsmann mund ta ketë fatin e trajnerëve të tjerë, pasi që Gjermania ka nisur kontaktet me Jurgen Klopp për ta marrë drejtimin e kombëtares, pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës.
Edhe trajnerit legjendar italian, Carlo Anceloti mund t’i tregohet dera për largim nga Brazili, pas eliminimit në fazën e 1/8-s së finales.

