14:05 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Kupa e Botës/ Sezoni i dështuar me Arsenalin, Mustafi nuk shkon në Rusi (Foto)

Shkodran Mustafi nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës që mbahet në Rusi nga muaji qershor.

Ylli shqiptar nuk është ftuar nga trajneri Joachim Low, shkruan IndeksOnline.

Mustafi u kritikua shumë nga tifozët e Arsenalit, gjatë këtij sezoni. Dhe kjo ishte një nga arsyet pse Low nuk e ftoi shqiptarin.

Përveç Mustafit, tekniku gjerman nuk e ka ftuar as futbollistin që ia solli titullin e Botës në vitin 2014, Mario Gotze./IndeksOnline/