18:45 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kupa e Botës: Shaqiri me shokë, “zaptojnë” super hotelin në Rusi (Video)

Më 11 qershor të vitit të ardhshëm (2018), trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic dhe 55-anëtarët e delegacionit do të vendosen 1000 km në jugë-lindje të Moskës.

Hoteli me katër yje “Tolyatti Lada Resort” është i vendosur direkt në plazhin me rërë te lumi Vollga. Në këtë hotel do të vendoset Kombëtarja e Zvicrës, me futbollistë shqiptar si: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili, shkruan IndeksOnline.

Kompleksi i hotelit përfshin një pishinë, një palestër dhe pesë sauna finlandeze.

Temperaturat janë ideale për trajnim, mesatarisht 18.9 gradë në muajin qershor, kurse 20.8 në muajin korrik.

Ndeshjen e parë Zvicra do ta luaj kundër Brazilit më 17 qershor nga ora 20:00 në stadiumin “Rostow am Don”. Kurse më 22 qershor në stadiumin “Kaliningrad” luan kundër Serbisë. Dhe më 27 qershor, kundër Kosta Rikës./IndeksOnline/