16:13 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Kupa e Kosovës: Gjilani nuk luan në shtëpi, FFK-ja ia ndërron lokacionin  (Foto)

Kupa e Kosovës zhvillohet nesër (e martë) dhe të mërkurën.

Takimi i parë zhvillohet nesër mes Dritës dhe Vëllaznimit, nga ora 13:00, në stadiumin e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Dy ndeshjet tjera zhvillohen të mërkurën, ku Llapi pret Prishtinën nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe Gjilani – Vushtrria, në stadiumin sintetik, Ferizaj.

Ndërrimi i lokacionit për ndeshjen Gjilan – Vushtrria, ka befasuar të gjithë tifozët./IndeksOnline/