17:08 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kuqezinjtë “pushtojnë” Shkodrën (Video)

Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy orë nga përballja Shqipëri-Itali, është ndezur atmosfera në qytetin e Shkodrës.

Grupet e tifozëve kuqezi kanë pushtuar rrugët e qytetit duke brohoritur në kor pro kombëtares shqiptare.

Në këtë video të publikuar nga “Panorama Sport” shfaqen tifozët teksa festojnë para teatrit “Migjeni”, ku po ekspozohen 4 Kupat e Botës.