20:23 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / C E

Kur bëhet fjalë për futbollist shqiptar, Xhaka del edhe kundër bashkëlojtarëve të tij

Granit Xhaka i ka dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar nga Maqedonia, Ezgjan Alioskit.

Leeds United dhe Arsenal luajtën baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Premier Ligë.

Pas ndeshjes Kieran Tierney dëshironte që t’i qëronte hesapet me Ezgjan Alioskin, por Granit Xhaka ishte aty pranë dhe i doli në mbrojtje futbollistit shqiptar, duke e kundërshtuar bashkëlojtarin e tij.

Ndryshe, Alioski ishte protagonist në këtë ndeshje pasi Pepe pas një incidenti me të u ndëshkua me karton të kuq.

Xhaka dhe Alioski shihet se kanë shoqëri të mira, pasi edhe në përfundimin e pjesës së parë u kapën nga kamerat duke folur.