75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kur do të mbahet takimi i radhës VV -LDK?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë filluar takimet pë t’i harmonizuar programet e tyre për Qeverinë e Re, shkruan Indeksonline.

Pas takimit të sotëm, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka bërë të ditur se palët janë koordinuar që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme.

Ndërsa, Glauk Konjufca për takimin e sotëm tha se janë diskutuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re./Indeksonline/