18:40 / E Enjte, 12 Maj 2022 / LB

Kur do të pranohet Kosova në Këshillin e Europës? Ish-ambasadori e jep një datë

Ish-ambasadori Edon Cana beson se për një vit, Kosova mund të jetë anëtare e Këshillit të Europës.

“Unë mendoj që nëse nuk ka vonesë, mund të jemi anëtar në maj të vitit të ardhshëm; nëse nuk ka vonesa”, tha ai në Frontal të T7.

Cana tha se sot “është ditë historike për Kosovën” dhe “ditë monumentale e cila pashmangshëm do të kurorëzohet me anëtarësim”.

Ai tha se Kosova i ka votat e nevojshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ku aplikoi sot.

Sipas tij, Kosova i ka pasur votat për anëtarësim në KE që në vitin 2013, por tha se “disa shtete mike të Kosovës na kanë ndaluar”.