75 Mall Live Search
17:55 / E Premte, 29 Maj 2026 / Gj Sh

Kur flet Dinamo, edhe Ismet ”Baba” duhet të degjojë, skuadra ferizajase në finale, Liria mbetet në Ligën e Parë

Ëndrra e madhe e Dinamos së Ferizajit për të luajtur në Superligë, është vetëm një hap larg.

Skuadra ferizajase e ka mposhtur sot Lirinë e Prizrenit në ndeshjen e barazhit, me rezultat 2-0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, shkruan IndeksOnline.

Daniel Tette dhe Ardian Shaljani ishin golashenues për skuadrën e Dinamos.

Tashmë Dinamo e Ferizajit do të ketë para vetës edhe një sfidë për tu inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, ku do të luaj me skuadrën e tetë e cila përfundon sezonin në Superligë.

Në anën tjetër, Liria e udhëhequr nga Ismet Munishi, edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë./IndeksOnline/