15:12 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Kur “Hachiko” personifikohet më së miri me qenin e Jakup Krasniqit

Kushdo që e ka parë një herë të vetme filmin “Hachiko”, ku tregohet dashuria deri në vdekje e qenit ndaj pronarit të tij,  nuk ka mbetur pa u përlotur nga ky film i bazuar në ngjarje të vërtet, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa jo rrallë herë flitet për dashurin dhe besnikërinë  e qenit për pronarin e tij.

Një pamje të tillë e shohim edhe nga shtëpia e Jakup Krasniqit.

Qeni i tij, qëndron në ballkon të shtëpisë.  Pamja e tij sikur tregon se edhe ai po e përjeton ngjarjen nëpër të cilën po kalon familja e pronarit të tij,

Ndryshe në mëngjesin e sotëm shtëpia e Jakup Krasniqit, ish zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është mbushur me policë të EULEX-it, të  cilët ishin dërguar me urdhër të Zyrë së Prokurorit të Specializuar, për të kryer bastisje.

Përveç familjes së ngushtë të Krasniqit, vajzës e djalit të tij që kanë reaguar për bastisjen duke e quajtur të padrejtë, ka pasur edhe reagime të shumta si nga krerë institucional.

Në anën tjetër Krasniqi jo rrallë herë ka treguar dashurin dhe lidhje që ka me qenin e shtëpisë./IndeksOnline/