18:39 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Kur hipokritët dhe të shantazhuarit akuzojnë të tjerët

Të premten, 01.03.2019, në orët e pasdites, keni lëshuar në portalin tuaj të  nderuar një artikull me titull  “Tensione në mbledhjen e LDK-së në Mitrovicë, kishte edhe përplasje verbale”, në të cilin isha apostrofuar edhe unë, Hysni Syla, prandaj edhe vendosa të shkruaj këtë reagim, me shpresë se do ta botoni, ashtu siç obligon ligji dhe etika gazetareske.

Artikulli në fjalë është me plotë shpifje dhe fyerje për personalitetin tim.  Për këto shpifje dhe fyerje, nuk ju akuzoj juve, pasi që ju nuk i keni bërë ato. Mirëpo, është gabim  i juaj që nuk keni bërë përpjekje,ashtu siç e do rendi,t ë më kontaktoni dhe të verifikoni ato që janë shkruar në artikull, prandaj keni edhe obligim moral që të botoni këtë reagim timin.

Ai  që ju ka ofruar informatën, e që saktësisht e di se kush është, ka shpifur në mënyrë të paskrupullt dhe tendencioze në llogari timen. Nuk është fare e vërtetë se kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, më ka propozuar mua përtu zgjedhur anëtar i Kryesisë së Degës. Unë jam emëruar me shumicën dërrmueset ë votave të anëtarëve të pranishëm të Kryesisë (15 nga 20 të pranishëm, ndërsa që askush nuk është deklaruar kundër), zëdhënës i Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Ndonëse nuk kam qenë  i emëruar edhe zyrtarisht, zëdhënës i kësaj dege jam që nga shtatori i vitit 1998, kur pata filluar punën si gazetar në “Kosova Sot”. Që nga atëherë e deri tash, për LDK-në askush në Mitrovicë nuk ka marrë guximin të shkruaj në mënyrë afirmative për këtë subjekt politik,me përjashtime të vogla. Madje, “informatorin” tuaj unë e pata afirmua. Isha i vetmi gazetar që publikisht isha deklarua se jam mbështetës i LDK-së.

Këtë e theksova, për tu lidhur me shpifjen tjetër të “informatorit” tuaj dhe për të demantuar atë  se kinse    unë jam njeri i PDK- së.

Shpifësi hipokrit, është një njeri që shtihet se është militant i LDK-së, por që në të vërtetë, bashkë me ish drejtuesin e LDK-së në Mitrovicë, duke e sabotuar hapur dhe duke bërë fushatë të paskrupull e të pa denjë për parti të tjera, ia morën nga dora fitoren LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.  Ai vetëm deklarativisht dhe me leje të urdhërdhënësve të tij, ngandonjëherë  bënë zhurmë kundër disa partive të tjera, por në fakt i mbështet ato fuqishëm, siç bëri edhe në zgjedhjet e fundit.

Sa i përket afërsisë me AKR-në, mund të them se kam raporte të mira  e korrekte me drejtuesit e kësaj partie dhe anëtarësinë e saj, por që ata e dinë fare mirë se jam një LDK-ist i pa përmirësueshëm. Zatën, këtë e thotë haptas edhe kryetari kësaj partie dhe kryetari Komunës, Agim Bahtiri, i cili ka qenë jashtëzakonisht korrekt sa i përket këtyre çështjeve.

Si përfundim, mund të them se shpifësi është frikësuar nga emërimi im si zëdhënës i Degës së LDK-sënë Mitrovicë, pasi që më njeh mirë dhe i dinë edhe kapacitet e mia profesionale në fushën e informimit dhe nuk do të ketë më mundësi të shpif e të veproj fshehtas kundër partisë e cila i ka dhënë mundësi zhvillimi, por që ai i ka keqpërdorë.