23:38 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Kur Ismail Kasumi thoshte se intuita i tregon ku t’i kërkojë trupat e zhdukur në ujëra (Video)

Pas gjashtë ditësh kërkim në lumin Lepenc sot është arritur të gjendet trupi i njërit nga policët e zhdukur, Malsor Dashit.

Në gjetjen e trupit të këtij të fundit ishte përfshirë pikërisht sot edhe zhytësi i njohur kosovar Ismail Kasumi, i cili ishte pjesë e operacionit kërkimor bashkë me dy fëmijët e tij, Besartin dhe Trierën.

Kasumi njihet si zhytësi i parë profesionist në Kosovë, ndërsa thuhet se ai ka arritur të nxjerrë mbi 500 trupa të vdekur nga ujërat e vendit tonë, shkruan Indeksonline.

Për përvojën e tij ai ka folur vitin e kaluar edhe në një emision televiziv. Ku ndër tjera këtë e kishte quajtur edhe si dhunti që i është dhënë nga Zoti, ndërsa tregon se është intuita ajo që gjithmonë e ka ndihmuar ta kryej misionin e tij çka të tjerët me ditë të tëra s’kanë mundur ta bëjnë.

“Të them shumë herë dhe gjithmonë jam i besuesushëm që po, vet fakti se gjithë ato raste që kanë qenë shumë të rënda kur e kanë lyp me ditë të tana, unë si kom hy meniherë kom ra n’to se e kom pas ni parandjenjë, një intuitë të atillë që m’ka thanë Ismail shko knej, shko knej, shko knej dhe gjithmonë i kom kry me sukses”, ka thënë ndër të tjerë Kasumi./Indeksonline/