20:38 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatja për deputete e VV-së e qeshur në foto pranë flamurit të djegur të Kosovës

Pikërisht me 16 shkurt të vitit 2012, një ditë para katër vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një grup të rinjsh kishin djegur flamurin e shtetit tonë.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, mund të shihni tre persona, të cilët kanë shkrepur këtë imazh, pikërisht me flamurin e djegur.

Pjesë e kësaj fotografie është edhe Mimoza Shala, tani kandidate për deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila mbanë numrin 53.

Shala ka mohuar për Indeksonline se ka marrë pjesë në këtë akt, derisa e njëjta ka thënë se madje ka kritikuar shokët e tij që kanë bërë këtë veprim, edhe pse fytyra e saj e thotë të kundërtën në fotografi.

“Nuk është veprim imi, prandaj nuk kam pse të pendohem për një veprim që nuk e kam bërë. Në fotografi jam me shokët e mi të cilët edhe i kam kritiku për veprimin e tillë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Mimoza aktivizimin e saj në Lëvizjen VETËVENDOSJE e filloi në vitin 2011. Në vitin 2013, në zgjedhjet e para lokale, është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Po ashtu në zgjedhjet e fundit, ajo u zgjodh përsëri asambleiste dhe është gruaja më e votuar në listën e Lëvizjes në Qendrën e Gjakovës. Ndërsa këtë vit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare synon një karrige./Indeksonline/