13:03 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kur Merkelit nuk i dridhej qerpiku për labradorin e Putinit, edhe pse i ka fobi qentë

Në vitin 2007, Vladimir Putin priti në një takim në Soçi kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ky takim mes tyre u komentua shumë për faktin se Putin bëri pjesëmarrës të takimit edhe Labradorin e tij.

Kjo u komentua gjerësisht në media si një kërcënim që ai po i bënte gruas së hekurt. Mirëpo, kjo është mohuar vazhdimisht nga Putin.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk e dinte se Merkel kishte fobi qentë, duke shtuar se e mori qenin për t’i dhënë më shumë rëndësi takimit. /IndeksOnline/