22:21 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kur Nasim Haradinaj kërcënonte – Veterani i luftës ka pranuar të dorëzohet, por vetëm policëve të Kosovës

Nasim Haradinaj është i arrestuari i tretë pas Hysni Ngucatit e Sali Mustafës.

Haradinaj ose zëri më kumbues i kohëve të fundit kundër Gjykatës Speciale, bashkë me kreun e veteranëve, invalidin e luftës, Hysni Ngucatin, i patën dhënë në dispozicion publikut dosje, që supozohet të jenë të Gjykatës Speciale – shkruan Indeksonline.

Në videon e mëposhtme mund të degjoni deklaratën më të nxehtë të Haradinajt, në rast se do rrethoheshin nga Gjykata Speciale, dhënë pak ditë më parë në një debat televiziv.

Megjithatë Nasim Haradinaj, ka përmbajtur veten por ka pranuar të u dorëzohet vetëm policëve së Kosovës.

Familja e Nasim Haradinajt nderohet shumë nga familja e Ramush e Daut Haradinajt.Vet Ramush Haradinaj ka pasë nofkën Smajli, për dashuri dhe nderim ndaj babait të Nasim Haradinajt, gjatë Luftës në Kosovë.