13:02 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kur ngatërrohen Albanat

Mbrëmjen e djeshme, pak para fillimit të “Dance with me”, aktorja Monika Lubonja ka publikuar një foto me balerinën e trupës së Albi Nako Dance, Alba Hoxhën.

Deri këtu çdo gjë është normale, por ajo ç’ka tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht shkrimi i Monikës përbri fotos:

“Me yllin Albana Osmani, për pak tek Dance with me Albania”. – duke etiketuar kështu emrin e Albanës.

Komentuesit e kanë dalluar menjëherë dhe nuk kanë ngurruar që të rregullojnë gabimin e saj, duke i shkruar se kjo në fakt është Alba Hoxha.