09:38 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Kur Niki Lauda kishte parë vdekjen me sy- shikojeni aksidentin e tmerrshëm të vitit 1976

Tri-herë kampioni botëror i Formula 1, Niki Lauda, ka vdekur në moshën 70-vjeçare. Ai e kishte parë vdekjen me sy edhe një herë tjetër në jetën e tij, gjatë garës në Nurburgring në vitin 1976.

Më 1 gusht të vitit 1975, Grand Prixi i Gjermanisë u zhvillua në Nurburgring. Gjatë kualifikimeve, Niki Lauda e kishte dominuar sezonin me Ferrarin e tij 312 T2, duhet ta jepte më të mirën e tij për ta mposhtur James Huntin me McLaren.

Gara e Laudas kishte filluar keq, pasi që një reshje shiu e kishte detyruar atë t’i zgjedhë gomat për shi. Mirë, ky vendim i kushtoi austriakut shumë kohë dhe ai mbeti prapa vozitëse, që kishin zgjedhur goma të tjera.

Ai ndaloi për t’i ndërruar ato dhe filloi të kthehej në garë. Mirëpo, për shkak se rrotat e veturës së tij ishin ende të ftohta, Luadra e humbi kontrollin. Pa helmetën në kokë, vetura e tij shpërtheu në zjarr dhe Niki kishte ngecur brenda.

Vozitësit e tjerë kishin tentuar ta ndihmonin. Harald Ertl, Guy Edwards dhe Brett Lunder kishin bërë gjithçka që kishim mundur, mirëpo Arutro Merzario e kishte shpëtuar.

Lauda pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë, si dhe kishte thithur gazra toksikë që ia dëmtuan mushkëritë, pasi vetura e tij kishte shpërthyer në flakë në Nurburgring.

Mjekët nuk i kishin dhënë shumë shpresa familjes në spital, mirëpo ai e kishte bërë një rikuperim të mrekullueshëm dhe u kthye në garë, ende i lidhur me fasha, vetëm 40 ditë më vonë, transmeton Gazeta Express.

Austriaku legjendar, njëri ndër personalitetet më të famshme në garat e veturave, e mori titullin e kampionit botëror me Ferrarin në vitet 1975 dhe 1977, si dhe McLarenin në vitin 1984, transmeton Gazeta Express.

Pas karrierës së tij, ai u bëri njëri ndër vozitësit më të famshëm dhe, së fundi, u bë drejtor ekzekutiv për ekipin e Mercedesit në Formula 1. Ai kishte qenë personi kryesor që e kishte sjellë vozitësin britanik, Lewis Hamiltonin, i cili është shpallur pesë herë kampion botëror.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe si sipërmarrës, janë dhe do të mbeten të paharrueshme. Ndershmëria dhe kuraja e tij do të mbeten shembull për të gjithë të tjerët”, shkruhet në deklaratën e familjes së tij.

Ai ka bërë transplantim veshkësh dy herë. Herën e dytë, në vitin 2005, veshka ishte dhuruar nga atëherë e dashura e tij, Birgit Wetzinger, një ish-stjuardesë me të cilën u martua në vitin 2008.

Përveç dy binjakëve të këtyre të dyve, një vajzë dhe një djalë të lindur në vitin 2009, Luada i ka edhe tre djem të tjerë nga lidhje të tjera.

Në janar, Lauda i kaloi dhjetë ditë në spital pasi ishte i sëmurë me “influenza”.