16:17 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kur nuk braktis modën as në moshën 63 vjeçare

Yazemeenah Rosse është një modele franceze  e cila numëron plot 63 vjet jetë.

Rosse, e cila jeton prej kohësh në SHBA, e kishte filluar këtë punë me 30 vjet, në një kohë kur shumë modele pensionohen.

Para kësaj, ajo kishte  çuar një jetë të zakonshme, madje ishte bërë nënë dy herë, në moshën 17 vjeçare dhe 20 vjeçare.

Ndërkaq, teksa ka treguar për Insider se si arrin ta mbajë veten të re, ajo ka thënë se është gjithmonë e ngazëllyer dhe kurioze për të bërë, provuar dhe parë gjëra të reja.