18:22 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Kur nuk e do, nuk e do! Arsenali humbi shumë raste ndaj Liverpoolit në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë 0-0 mes Arsenalit dhe Liverpoolit, ndeshje e vlefshme për kualifikim në raundin tjetër të FA Cup.

Në pjesën e parë ekipi vendas dominoi më shumë dhe kishte raste më të mira shënimi, shkruan Indeksonline

Madje në një rast goditi shtyllen dhe përpak sa nuk shënoi golin e epërisë.

Po ashtu në rrjetet sociale, Kai Havertz ka marrë shumë kritika nga tifozët për rastet që humbi gjatë 45 minutave të para./Indeksonline/