22:13 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pse institucionet evropiane nuk po e ndjekin rrugën e PE-së (Foto)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Parlamenti Evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në vitin 2008, mirëpo prej atëherë e deri më tani, sipas tij, institucionet tjera Evropiane nuk e kanë bërë asnjë hap përpara.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës madje ka publikuar edhe fotografi të takimeve që kishte zhvilluar me zyrtarë evropian ku shihej i ekspozuar edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

“Parlamenti evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në vitin 2008! Prej atëherë e deri me sot, institucionet tjera Evropiane nuk e kanë bërë asnjë hap përpara! 1. MË 26 maj 2008, me Kryetarin e Parlamentit Evropian, zotin. Hans-Gert POTTERING. 2. MË 14-03-2012, takimi me Kryetarin e PE-së në Strasburg, zotin Martin Schulz”, është shkrimi i Krasniqit i shoqëruar edhe me foto të këtyre takimeve./Indeksonline/