10:22 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / B O

Kur po luhej Kosovë-Spanjë, Policia gjen një lokal të lojërave të fatit në Istog, i jep gjobë të butë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datë 08.09.2021, rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, pas kontrollit qe iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit.

Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin (pronarin e lokalit) të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anticovid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./Indeksonline/