19:01 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kur pritet të merret vendimi rreth trajnerit, Tumbakoviq dhe dy futbollistëve serb nga Federata e Malit të Zi?

Ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtarë se a do të dalin në fushë sonte, trajneri i kombëtares së Malit të Zi, Ljubisha Tumbakoviq dhe dy futbollistëve serb në ndeshjen kundër Kosovës.

Indeksonline ka arritur që të kontaktoj me kreun e marrdhënieve me publikun në Federatën e Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinovic.

Ai ka treguar që vendimi zyrtar do të merret në ora 19:10.

Sipas të gjitha gjasave ata nuk do të jenë në dispozicion që të ndihmojnë Malin e Zi sonte.

Kjo pasi që presioni i madh dhe kërcnimet e shumta nga Beogradi kanë detyruar ata që të marrin këtë vendim.

Pas ndeshjes do të mblidhet komiteti ekzekutiv i Federatës për të shqyrtuar kontratën me Tumbakoviq./Indeksonline/