14:03 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Kur pritet të ndodhë përfundimi i autostradës Shkup-Bllacë?

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare, që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Derisa deri në vitin 2022 do të përfundojë ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut që lidh me Kosovën.

Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.

Ministri Abrashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Transportit të Maqedonisë Veriore, Blagoj Boçvarski, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, tha se lidhja regjionale është qëllimi i tyre, por edhe i Bashkimi Evropian.

Ministri Boçvarski shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Kosovën, si dhe përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë.

“Përfundimi i autostradës pritet të ndodhë në vitin 2022, është një rrugë serioze për problemet me të cilat ballafaqohemi prej Shkupit deri tek pika kufitare me Kosovë. Pra, jemi në pritje që projekti të realizohet brenda tri viteve. Diskutuam për shumë tema aktuale dhe konkrete, besoj që gjatë mandateve tona qeveritare do të bëjmë zhvillim me të gjerë për shtetet tona. Qëllimi i parë për ne dhe BE është qasja regjionale për zhvillim ekonomik”, tha Boçvarski.

Ministri Abrashi në fund, po ashtu tha se me ministrin e MV-së kanë diskutuar për temat që lidhen edhe me sektorin e transportit hekurudhor