22:56 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kur shpirti festiv “të pushton” më shumë se sa duhet!

Dhjetori është një ndër muajt më të bukur dhe shumë njerëz mezi e presin atë për të kremtuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me familjarët dhe të dashurit e tyre.

Dhe për ta bërë atmosferën sa më të bukur të gjithë zgjedhin të dekorojnë shtëpitë, zyrat, dyqanet me drita shumëngjyrëshe, të cilat janë karakteristike për këto festa.

Shumë përfshihen seriozisht në zbukurimet për festa dhe shpenzojnë shuma të mëdha parash vetëm e vetëm që shtëpia e tyre të duket më e bukur apo të ndriçojë më shumë nga të tjerat.

Një person në Londër, bën përjashtim nga të tjerë, pasi ai nuk ka zgjedhur të zbukurojë shtëpinë apo dyqanin, por makinën e tij.

Shumë njerëz kanë buzëqeshur në Raynes Park, në kryeqytetin britanik, kur panë një Land Rover 4×4 të shndërruar në një pemë Krishtlindjesh në lëvizje, e rrethuar e gjitha nga qindra drita.

Nuk e dimë nëse Kodi Rrugor britanik i toleron të tilla gjëra, por meqë festa janë pranë e rëndësishme është të buzëqeshim.